Fëmijët luajnë futboll, prindërit bëjnë boks – VIDEO

17/01/2017 00:00

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur së fundmi në Spanjë. Prindërit e dy futbollistëve adoleshentë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, ku njëri përfundoi në spital.

Fëmijët e tyre ishin duke luajtur futboll, ndërsa prindërit jashtë fushe nisën të qëllonin me grushte mbi njëri-tjetrin.

Përplasja ishte e ashpër dhe njëri prej tyre përfundoi në spital me disa dëmtime në fytyre. Gjithçka në fushën e lojës ishte në normali, ndërsa për prindërit jashtë saj aspak.

Policia ka nisur edhe një hetim për rastin në fjalë.

Top Channel