Tenton të korruptojë agjentët, pranga 57-vjeçarit

17/01/2017 00:00

Drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë është arrestuar nga agjentët e Rrugores së Elbasanit, nën akuzën e dhënies së ryshfetit.

Nazim Islami, 57 vjeç, ka qenë duke udhëtuar në aksin Elbasan-Peqin me një kamion me targë “064 89 BR”, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit nga agjentët ai është përpjekur t’u ofrojë atyre para në këmbim të shmangies së masës ndëshkuese.

Por këta të fundit i kanë vënë prangat nën akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lidhur me arrestimin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. “Mos i ofro lekë policit. Në 24 orët e fundit janë arrestuar 6 shtetas. Zbatimi ligjit, rruga më e shkurtër”, ka thënë Tahiri në Twitter.

Top Channel