Si në një film aksion, i shpëton mrekullisht aksidentit!

17/01/2017 00:00

Një 22-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti të frikshëm teksa ishte duke drejtuar një makinë “Smart” pranë aeroportit Gatwick në Londër.

I gjithë aksidenti dramatik është kapur nga kamera e vendosur në një tjetër makinë që ishte duke ardhur nga pas. 22-vjeçari ishte duke lëvizur me makinën e tij në korsinë e shpejtësisë kur i është çarë goma e pasme dhe humbi kontrollin. Makina përplaset me trafikndërëset e më pas bën disa rrotullimi.

Në momentin e fundit, shoferi del nga automjeti dhe nëse të gjithë mendonin se ai kishte ndërruar jetë, fatmirësisht ai ka shpëtuar me disa lëndime të lehta, aspak serioze për jetën.

Top Channel