SHBA, të zhdukura prej 1985-s si minorene, gjenden në Houston

17/01/2017 00:00

Policia e shtetit Rhode Island ka bërë të ditur gjetjen e dy fëmijëve të raportuar të humbur që prej vitit 1985, ndërkohë që nëna e tyre kujdestare është akuzuar për rrëmbim.

Policia tha se zbulimi vinte si pasojë e një informacioni të marrë dy ditë përpara Krishtlindjes, ndërsa Kimberly dhe Kelly Yates, si dhe nëna e tyre jobiologjike 69-vjeçare Elaine u gjetën në një zonë të Houstonit.

Sipas policisë, nëna e tyre jetonte në Houston me emrin Leina Waldberg. Ajo u arrestua pa bërë aspak rezistencë, ndërsa pritet të përballet të mërkurën në Teksas me akuzën për arratisje.

Kelly ka qenë 10-muajshe kur u zhduk papritur, ndërsa motra e saj ishte vetëm 3 vjeç. Kelly, tashmë 32-vjeçare, dhe Kimberly, sot 35 vjeç, nuk jetonin me nënën e tyre, por ndodheshin gjithsesi në zonën e Houstonit.

Policia tha se babai i tyre është informuar mbi gjetjen dhe tashmë “ndihet i lirë pas vitesh të tëra ankthi për zhdukjen e vajzave të tij”. Megjithatë, gjithçka mbetet në duart e dy vajzave të gjetura, nëse do ta kontaktojnë atë apo jo.

Top Channel