Kontrata e re me PSG deri në 2020, Cavani pranë rinovimit

17/01/2017 00:00

Edinson Cavani është shumë pranë rinovimit të kontratës me Paris Saint Germain. Është vetë sulmuesi uruguajan që e ka konfirmuar këtë nëpërmjet një intervistë për “Radio Nacional”.

“Është e vërtetë që jam shumë pranë zgjatjes së kontratës me Paris Saint Germain”, tha Cavani. Pas bisedimeve të shumta me drejtuesit e klubit është arritur marrëveshja. Janë përcaktuar edhe detajet më të fundit me të cilat është marrë vëllai im, unë mendoj vetëm të luaj futboll. Dua të fitoj trofe te skuadra e Paris Saint Germain

Kontrata aktuale e Edinson Cavanit me klubin parizien skadon në vitin 2018, ndërsa ajo që ai do të firmosë së shpejti përfundon në 2020. Kjo lëvizje shuan përfundimisht zërat e merkatos për Cavanin që e shihnin atë pranë kalimit te Atletico Madrid.

Top Channel