Durrës, aksion i policisë; kontrollohen automjete dhe lokale

17/01/2017 00:00

Policia e qarkut Durrës ka ndërmarrë pasditen e kësaj të marte një operacion të gjerë anti-krim.

Në kuadër të aksionit janë kontrolluar 45 automjete dhe 6 lokale, si dhe janë shoqëruar 18 persona për verifikim.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri.

Top Channel