Gjykata gjermane nuk bllokon neonazistët

17/01/2017 00:00

Gjykata Kushtetuese Federale në Gjermane, rrëzoi këtë të martë kërkesën për të shpallur të paligjshme partinë neonaziste NDP.

Kjo ishte hera e dytë që në dyert e kësaj gjykate përfundonte kërkesa për ta cilësuar si të jashtligjshme Partinë Demokratike Kombëtare, e cila i mbijetoi edhe në 2003 një kërkese të tillë.

Në argumentimin e saj, Gjykata njeh se në programin e kësaj, kjo parti “synon të zëvendësojë sistemin aktual me një sistem autoritar me bazë idenë e një shoqërie të pastër racore dhe se konceptet bazë politike të saj janë të papërputhshme me parimet e demokracisë”.

Megjithatë, Gjykata thotë se mundësitë që NPD të realizojë programin e saj janë shumë të ulta.

Në fakt, NDP ka humbur mjaft terrent që prej 2013, kur u shfaqën në skenë “ekstremistët e moderuar” të “Alternativës Gjermane”, një fron i ngjashëm me nacionalistët e “Front National” në Francë dhe FPO-në në Austri.

NPD sot nuk ka asnjë të zgjedhur në asambletë e landeve duke shënuar një rezultat zhgënjyes nga kulmimi i mbështetjes së saj, që daton në vitin 1969, kur mori 4.3 përqind të votave kombëtare dhe për pak siguroi edhe një mandat në Bundestag.

Top Channel