Vdes fëmija i parë nga gripi, humbin jetën edhe dy të moshuar

17/01/2017 00:00

Shkon në 9 numri i personave të cilët kanë humbur jetën për shkak se vuanin nga një tjetër sëmundje dhe virusi i gripit ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Dy të moshuar, njëri nga Vlora dhe tjetri nga Korça, rreth të shtatëdhjetave, të cilët vuanin nga sëmundje kronike, por dhe një fëmijë 2 vjeç e 8 muaj nga Lezha ka humbur jetën mëngjesin e së martës me diagnozë encefalit, ndërkohë që në ISHP është konfirmuar se ishte prekur nga virusi i gripit A. Fëmija ishte paraqitur në urgjencën e Spitalit të Lezhës 3 ditë më parë dhe pasi ka marrë mjekim, është dërguar në shtëpi, duke u kërkuar prindërve që ta rikthenin për kontroll.

Ndërkohë, pak ditë më parë, një tjetër fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën vetëm një ditë pasi ishte shtruar në shërbimin e pediatrisë në Tiranë. Por, mjekët nuk kanë konkluduar arsyen e vdekjes.

Ky rast i ka kaluar për hetim mjekësisë ligjore, që pritet të bëjë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së fëmijës 5-vjeçar.

Top Channel