Elbasan, përfshihet nga flakët një banesë

17/01/2017 00:00

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Sul Paprri” të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët u shkaktuan nga një furnellë e harruar ndezur.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale kanë qenë të mëdha, pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të zjarrfikëses.

Top Channel