Sa të sigurta do të jenë pushimet e këtij viti?

17/01/2017 00:00

Janari është koha kur pjesa më e madhe e njerëzve programojnë pushimet verore, por sulmet terroriste në disa vende të botës i ka stepur.

Me destinacionet idilike si Spanja, Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, Europa ofron shumë mundësi për tu larguar në verë.

Por sulmet e fundit terroriste që kanë goditur kontinentin kanë stepur pushuesit të cilët duan të dinë se kush janë vendet e sigurta.

Sipas një studimi të fundit tendenca e njerëzve është për pushime në juglindje të Azisë apo dhe në Karaibe. Por ka ende disa zona të Europës që nuk janë në kërcënimin e terrorizmit.

Express.co.uk  ka investiguar paralajmërinin e fundit të Foreign and Commonwealth Officve për të zbuluar vendet e sigurta për kët verë, dhe mes tyre renditet edhe Shqipëria.

Në vendet më të kërcënuara nga terrorizmi në Europë renditen Belgjika, Franca, Gjermania, Rusia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Në grupin e dyte me një kërcënim të përgjithshëm të terrorizmit, me një nivel të vogël të aktivitetit terrorist renditen vende si Spanja, Austria, Qipro, Danimarka, Greqia, Italia, Maqedonia, Hollanda, Suedia, Ukraina, etj.

Shqipëria renditet në grupin e tretë, me nivelin shumë të ulët të aktivitetit terrorist. Bashkë me të renditen Bullgaria, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu, Monako Mali i Zi, Rumania, Serbia, etj.

Top Channel