Trump ngatërron Ivankat

17/01/2017 00:00

Nuk mund të ishte me surreal zgjimi për Ivanka Majiç, një grua nga Brighton, e cila është ngatërruar me vajzën e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Gruaja që punon si konsultente dixhitale rrëfen për BBC se ajo dhe bashkëshorti ishin zgjuar në 6 të mëngjesit nga telefonatat e mediave, të cilat i thanë se ai që do të kryesojë së shpejti Shtëpinë e Bardhë e kishte përfshirë në një postim në Twitter drejtuar 20 milionë ndjekësve të tij.

Trump citonte vlerësimet që i bënte një tjetër përdorues i Twitterit vajzës së tij Ivanka, por që gabimisht kishte përdorur llogarinë e gabuar, atë të Majiç.

Përdoruesit nxituan të evidentonin gabimin, ndërsa vetë Ivanka që u vendos pa dashje në qendër të gjithë kësaj, u informua për gjithçka nga një agjenci lajmesh dhe që prej atëhere nuk rresht së marri mesazhe e telefonata.

Emri i përdorueses në Twitter është Ivanka, ndërsa ai i vajzës së Presidentit të zgjedhur “Ivankatrump”. Gruaja rrëfen se është ngatërruar shpesh me vajzën e miliarderit në Twitter, por kurrë në një shkallë të tillë.

Pas ngatërresës që e vuri në qendër të vëmendjes mediatike ajo i dedikoi Trumpit një mesazh në rrjetin social, duke i kërkuar atij të tregojë më shumë kujdes në përdorimin e Twitterit e t’i përkushtohet më shumë çështjes së ndryshimeve klimatike.

Top Channel