“Hakmarrja”, Golden State shkatërron Cleveland

17/01/2017 00:00

Golden State hakmerret ndaj Cleveland Cavaliers për disfatën e pësuar në periudhën e Krishtlindjeve si dhe për ato ne finalet e kampionatit të sezonit të kaluar.

Në Oracle Arena skuadra e Warriors u dha një leksion të mirë kampionëve në fuqi të NBA duke i shkatërruar plotësisht me rezultatin 126-91. Historitë e kësaj përballjeje, që ishte kryefjala e mbrëmjes së radhës në NBA, u mbyllën që në pjesën e parë me Golden State që krijoi një diferencë prej 29 pikësh.

Spikati për Warriors, Klay Thompson me 26 pikë, ndërkohë që Stephen Curry e mbylli sfidën me 20 pikë e 11 assist. Nuk mbeti prapa as Draymond Green që regjistroi 11 pikë, 13 topa në tabelë e 11 assist. Në krahun tjetër Lebron James shënoi 20 pikë, por pati edhe 6 sulme të humbura.

Denver po jeton një moment të mirë në NBA. Skuadra nga Colorado mposhti Orlandon 125-112. Protagonist per Nuggets u be Nikola Jokic që e mbylli ndeshjen me 30 pikë, kuota më e lartë e arritur prej tij, shifër së cilës i shtohen edhe 11 topa në tabelë e 5 asiste.

Los Angeles Clippers nuk ndalet. Skuadra kaliforniane mposhti Oklahoma City me rezultatin 120-98 duke regjiastruar fitoren e 7 radhazi dhe të 29 sezonale për të. Speights ishte shënuesi më i mirë për Clippers me 23 pikë, ndërkohë që në krahun tjetër ishte i zakonshmi Russell Westbrook që spikati me 24 pikë, por që në fund nuk i shërbyen skuadrës së tij.

Top Channel