Kur Caitlin Nielsen i tha edukatores në kopsht se kur të rritej donte të bëhej një sirenë, të gjithë qeshën me të. Por, tashmë që është 32 vjeç, Caitlin e ka plotësuar ëndrrën e saj. Ajo është pjesë e një komuniteti “sekret” njerëzish që e cilësojnë veten gjysmë-njeri e gjysmë-peshk.

Në vitin 2015, Caitlin la punën e saj në mënyrë që të përqendrohej 100% në jetën e saj të re si sirenë. 32-vjeçarja e fiton bukën e gojës duke menaxhuar dyqane sirenash dhe duke krijuar bishta të mrekullueshëm silikoni.

Por, për të, nuk bëhet fjalë vetëm për një bisht, por për një pjesë të sajën.

“Bishti është një pjesë e imja. Kur e heq, ndihem çuditshëm. Këmbët i shoh si një çrregullim gjenetik timin, duhej të kisha lindur me bisht”, tregon Caitlin.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel