Chicago Cubs në Shtëpinë e Bardhë

17/01/2017 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama priti në Shtëpinë e Bardhë skuadrën e Chicago Cubs, një javë përpara dorëzimit të detyrës së tij tek Donald Trump. Obama, që është një tifoz i zjarrtë i skuadrës rivale të Cubs, Chicago White Sox, nuk ngurroi të urojë kampionët e Major League Baseball për titullin e fituar pas 108 vitesh.

“Të gjithë thanë se kjo ditë nuk do të vinte kurrë për Cubs. Asnjë nga pararadhësit e mi nuk kanë mundur t’i urojnë mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë skuadrës së Chicago Cubs”, tha ai.

Chicago Cubs përjetoi një sezon fantastik vitin e kaluar të cilin e mbylli në një mënyrë spektakolare duke mundur Cleveland Indians në finalen e kampionatit. Chicago ishte në disavantazhin 1-3 pas 4 ndeshjeve të para, por kjo skuadër arriti të përmbysë këtë situatë duke bërë historinë në baseball me titullin e fituar.

Në fund të takimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama mori si dhuratë nga futbollistët dhe stafi i Chicago Cubs një fanelë me numrin 44 si dhe një lejekalim të përjetshem për të ndjekur nga afër ndeshjet e kësaj skuadre.

Top Channel