Ja si nxirret jashtë loje kundërshtari në tenis (Video)

17/01/2017 00:00

Stan Wawrinka u vërshëllye gjatë nga publiku pasi, nga një distancë shumë e afërt, goditi me forcë një top drejt pjesëve intime të kundërshtarit të tij Martin Klizan, në raundin e parë të turneut Australian Open.

Videoja tregon se si Wawrinka afrohet në rrjetë për të goditur topin dhe e çon drejt kundërshtarit, kur shumë mirë mund të kishte realizuar një pikë të thjeshtë me fushën bosh.

Sapo e kupton gabimin, zvicerani kapërcen rrjetën dhe shkon t’i kërkojë falje sllovakut. Klizan e pranoi ndjesën, por publiku u duk qartë që nuk e fali numrin 4 të renditjes botërore.

Tenisti nga Zvicra mundi në Melbën Klizanin pas një ndeshjeje me 5 sete.

Top Channel