Plagosja në Shkodër, dyshohet të ketë qënë aksidentale

17/01/2017 00:00

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e pasdites së të hënës ku mbeti i plagosur një 26-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16.40 pranë “Radio Shkodrës”, tek ish “5 Heronjtë”., ku u plagos Eglion Zuna.

Të arrestuar janë Adam Ademi, 21 vjeç, Arben Ademi, 54 vjeç, dhe vetë i plagosur Eglion Zuna, 20 vjeç.

Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, policia thotë se Zuna ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz në shoqërinë e Adam Ademit dhe një shtetase të huaj.

Autor i ngjarjes dyshohet të jetë Adam Ademi, i cili më pas është larguar me automjetin duke penguar zbardhjen e të vërtetës. Ndërsa arma pistoletë TT, me të cilën është kryer plagosja është e veetë Zunës, dhe është sekuestruar në hotelin “Redbricks”, në pronësi të babait të Adamit, Arben Ademit.

Policia gjeti në vendngjarje një gëzhojë që u sekuestrua si provë materiale. Zuna është në Tiranë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa dyshohet paraprakisht se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.

Top Channel