NFL, fitojnë Green Bay e Pittsburgh

17/01/2017 00:00

Green Bay kualifikohet për në finalen e Konferencës NFC në National Football League. Skuadra e Packers mundi në gjysmëfinale Dallas Cowboys me rezultatin 34-31.

Rodgers shkëlqeu sërish për Green Bay me pasime prej 356 jardësh për 2 Touch Down, por ai që vendosi fitoren ishte Mason Crosby me golin e shënuar nga 51 jardë.

Në finale Green Bay do të përballet me Atlanta Falcons.

Në sfidën e Konferencës AFC mes Pittsburgh e Kansasit dominoi loja mbrojtëse.

Skuadra e Steelers ishte ajo që fitoi me rezultatin 18-16, ku spikati goditësi Chris Bowell me saktësinë e tij në të 6 tentativat që pati në dispozicion.

Kundërshtari i radhës për Pittsburgh do të jetë New England Patriots i Tom Bradyt.

Top Channel