Vdes njeriu i fundit që shkeli në Hënë

17/01/2017 00:00

Njeriu i fundit që shkeli mbi sipërfaqen e Hënës, Eugene Cernan, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Cernan kreu tre misione hapësinore dhe ishte njeriu i 11-të që la gjurmët e tij në sipërfaqen e Hënës si komandues i misionit “Apollo 17”.

Vdekja e tij u konfirmua edhe nga agjencia amerikane e hapësirës, përmes një postimi në Twitter.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin e vdekjes së astronautit të NASA-s, Gene Cernan, njeriu i fundit që eci mbi Hënë”, thuhet në reagimin e agjencisë.

Fluturimi i fundit që dërgoi njeriun në Hënë, u ul në sipërfaqen e satelitit tonë natyror më 11 dhjetor të vitit 1972.

Në këtë mision, Cernan shoqërohej nga dy astronautët Ronald Evans dhe Harrison Schmitt. Që të tre ata qëndruan për tri ditë në sipërfaqjen e Hënës, ku kryen disa studime shkencore.

“Apollo 17” ishte misioni më i gjatë i kryer nga njeriu në hapësirë dhe theu disa rekorde si kohën e fluturimit dhe atë të qëndrimit në sipërfaqjen e Hënës. Ky mision do të mbahet mend edhe për shkrepjen e një fotoje ikonike, e pagëzuar “The Blue Marble”.

FOTO GALERI
1/2
Eugene Carnan ne nje moment ne siperfaqjen e Henes

Top Channel