Hollande: BE s’ka nevojë për këshillat e Trump

16/01/2017 00:00

Presidenti francez Francois Hollande ka reaguar ndaj kritikave të Donald Trump mbi politikën liberale të Gjermanisë për emigrantët.

“Europa nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë për të treguar atë se çfarë duhet të bëjë”, u shpreh Hollande duke dalë përkrahë kancelares Merkel.

Trump kishte akuzuar kancelaren gjermane Angela Merkel se kishte bërë një gabim katastrofik duke lejuar emigrimin masiv, ndërsa ajo  tha se BE duhet të vendosë për veten

“Mendova, sinqerisht, ishte e papërshtatshme për një President të Zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërhyjë në politikat e vendeve të tjera në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë,” tha Hollande për CNN.

Top Channel