Bie çatia e pallatit të sportit, tmerr te lojtarët e tifozët

16/01/2017 00:00

Çatia e një pallati sporti në qytetin çek të Ceska Trebova-s për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi mbrëmjen e së shtunës në një ndeshje hokej.

Rreth 80 spektatorë dhe lojtarët u tmerruan kur çatia filloi të bjerë. Të gjithë arritën me nxitim të dalin nga ndërtesa dhe askush nuk u lëndua, por frika ishte e madhe.

Salla e sportit ishte hapur vetëm në fillim të janarit dhe për këtë autoritetet çeke kanë deklaruar se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi.

Top Channel