Dëbora, vështirësi në Kakavijë

16/01/2017 00:00

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në gjithë rajonin tonë dhe për pasojë, autoritetet greke kanë mbyllur për mjetet e rënda aksin Kakavijë-Janinë.

Në lidhje me këtë bllokim grekët kanë njoftuar palën shqiptare.

Sipas njoftimit, për shkak të reshjeve të dëborës është i pakalueshëm për mjetet e mëdha kamionë dhe autobusë, ndërsa për mjetet e vogla aksi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Policia kufitare shqiptare bën me dije se kjo situatë do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë nga pala greke.

Top Channel