Policia e Fierit bën analizën vjetore: Ulje e veprave penale nga sektori Krimeve të Rënda

16/01/2017 00:00

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë një analizë të punës për vitin 2016, ku theksohet fakti i rritjes së evidentimit të veprave penale me 204 më shumë se një vit më parë nga sektori i Krimit Ekonomik dhe Krimit të Organizuar.

Një tjetër tregues pozitivë që theksohet nga policia e Fierit është ulja e veprave penale me 15 më pak nga Sektori për Krimet e Rënda. “Konkretisht, krahasuar me vitin 2015 kemi 2 vrasje më pak, 7 vrasje të mbetura në tentative më pak, 4 plagosje të rënda më pak dhe 4 vjedhje me armë më pak”.

“Në moton e punës tonë të përditshme për këtë periudhe ka qenë dhe mbetet trajtimi i konflikteve të mbartura dhe të evidentuara në dinamikën e përditshme të punës sonë, i cili bën të mundur njohjen e situatës kriminale në juridiksion, marrjen e informacionit  në kohë, organizimin e punës për parandalimin e veprave penale që kanë si motiv çështje të hakmarrjes, pronësisë dhe për motive të dobëta. Gjatë vitit 2016 nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, janë evidentuar 2831 vepra penale, zbuluar 2599, me zbulueshmëri 91.8%,  janë implikuar 2992  persona , arrestuar 949,  ndaluar 215, në gjendje të lirë 1654, shpallur në kërkim 174”.

Sektori Narkotikëve dhe Trafiqeve

Gjatë vitit 2016, Sektori Narkotikeve ka evidentuar 181 vepra penale, zbuluar 180, me zbulueshmëri 99.04 %, janë implikuar 242 persona, nga të cilët 117 janë arrestuar, 8 ndaluar, 101 ka ndjekur në gjendje të lirë dhe për 16 ka bërë shpalljen në kërkim.

Gjatë vitit 2015, Sektori Narkotikëve ka evidentuar 107 vepra penale, zbuluar 99, me zbulueshmëri 92.5 %, janë implikuar 136 persona, nga të cilët 85 janë arrestuar, 7  ndaluar, 39 ka ndjekur në gjendje të lirë dhe për 5 ka bërë shpalljen në kërkim.

Sektori i Krimit Ekonomik

Gjatë vitit 2016 Sektori Krimit Ekonomik ka evidentuar 549 vepra penale, zbuluar 548, me zbulueshmëri ,99.8 %, janë implikuar 646 persona, nga të cilët 27 janë arrestuar, 40 ndaluar, 519  ka ndjekur në gjendje të lirë dhe për 60 ka bërë shpalljen në kërkim.

Gjatë vitit 2015, Sektori Krimit Ekonomik ka evidentuar 408 vepra penale, zbuluar 407, me zbulueshmëri ,99.7 %, janë implikuar 521 persona, nga të cilët 55 janë arrestuar, 35 ndaluar, 420   ka ndjekur në gjendje të lirë dhe për 11 ka bërë shpalljen në kërkim.

Krahasuar vitin 2015 me vitin 2016, rezulton se gjate vitit 2016 është rritur numri evidentimit  të  veprave penale me 141 më shumë.

Sektori Krimeve të Rënda

Gjatë vitit 2016, ka evidentuar 31 vepra penale , zbuluar 29, me zbulueshmëri 93.5 %, janë implikuar 41, nga të cilët 22 janë arrestuar, 2 ndaluar, 9 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 8 janë shpallur në kërkim.
 
Gjatë vitit 2015, ka evidentuar 46 vepra penale, zbuluar 44, me zbulueshmëri 95.6 %, janë implikuar 77, nga të cilët 44 janë arrestuar, 24 ndaluar, 2 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 8 janë shpallur në kërkim.

Komisariatet e Policisë

Gjatë vitit 2016 nga Komisariatet ne Drejtorin Vendore e Policisë Fier, janë evidentuar 2069 vepra penale, zbuluar 1842, me zbulueshmëri  89.5  %, janë implikuar 2063 persona , arrestuar 783,  ndaluar  165, janë ndjekur në gjendje të lirë 1025, shpallur në kërkim 90.

Gjate vitit 2015 nga Komisariatet e Policisë në Drejtorin Vendore e Policisë Fier, janë evidentuar 2066 vepra penale, zbuluar 1850, me zbulueshmëri  89.3%,  janë implikuar 2166 persona, arrestuar 777,  ndaluar  290, janë ndjekur në gjendje të lirë 939, shpallur në kërkim 160.

Operacionet Policore.

Për vitin 2016 nga Sektorët në Drejtori janë ralizuar 61 operacione policore, nga ku rezultoi se ishin implikuar 135 persona nga të cilët 73 janë arrestuar e ndaluar, janë ndjekur në gjendje të lirë 49 dhe për 11 është bërë shpallja në kërkim. Krahasuar me vitin 2015 rezulton se gjatë vitit 2016 janë ralizuar 28 operacione policor më shumë.

Personat në Kerkim

Persona ne kerkim te shpallur nga Interpoli, per vitrin 2016, banor te qarkut Fier jane 10. Persona ne Kerkim qe jane kapur jashte shtetit dhe presin ekstradimin, jane gjithesej 14. Persona ne Kerkim per tendencen e vrasjes jane 10 persona, nga te cilet 6 jane ekstraduar nga jashte. Persona ne Kerkim te kapur per llogari te shteteve te huaja jane 8 persona, nga te cilet 5 per narkotiket dhe 3 per trafiqet.

Kultivimi i narkotikëve

Per vepren penale te kultivimit te kanabis sativa ne juridiksioni e  qarkut Fier jane evidentuar 148 raste te kultivimit te bimeve narkotike, zbuluar 40, jane implikuar 45 persona, nga te cilet 21 arrestuar, 3 ndaluar, 7 ne gjendje te lire dhe per 14 eshte bere shpallja ne kerkim.

Per kete vit kukltivimi I bimeve narkotike eshte bere ne ato zona, te cilat jane dhene ana jone si zona me risk, keto zona  kane qene si te tilla edhe vitet e kaluara.

Sektori Qarkullimit Rrugor

Gjate vitit 2016 jane evidentuar 643 vepra penale ne fushen e qarkullimit rrugor, jane implikuar 636 persona nga te cilet jane arrestuar 465 persona, ndaluar 9 persona, jane ndjekur ne gjendje te lire 155 persona dhe per 4 persona eshte bere shpallja ne kerkim.

Top Channel