Ahmetaj: Ekonomia ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjatë

16/01/2017 00:00

Ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se besimi i biznesit dhe konsumatorit ka shënuar një rritje domethënëse në tremujorin e 4-rt të 2016 cka trego se ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjatë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky është dhe një reflektim i rritjes së konsumit dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

“Pas rritjes ekonomike të nëntëmujorit 2016, një tjetër statistikë e rëndësishme përforcon sot bindjen tonë se ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjate, i cili do të vijojë të përforcohet më tej gjatë vitit 2017. Besimi i biznesit dhe konsumatorit shënoi një tjetër rritje domethënëse në tremujorin e katërt 2016, duke qëndruar 18.6 pikë mbi mesataren afatgjatë dhe 9.4 pikë më shumë se në tremujorin e tretë, në reflektim edhe të rritjes së konsumit dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Me reformat kyce që avancojmë në 2017 dhe rritjen e pagave e pensioneve, do t’i japim një tjetër shtysë të rëndësishme rritjes ekonomike, që ndonëse ende jo sa duhet, ka filluar tashmë të jetë e prekshme për qytetarët dhe sipërmarrjen”, shkruan Ahmetaj.

Top Channel