Djegia e nënstacionit të Kasharit, OSHEE: Situata stabilizohet në mbrëmje

16/01/2017 00:00

Në përditësimin e mesditës OSHEE bën të ditur se vijon puna për riparimin e linjave të dëmtuara nga zjarri në nënstacionin e Kasharit, proces që pritet të përfundojë deri në mbrëmje.

“Stabilizimi i situatës për furnizimin me energji do të vazhdojë deri në mbrëmje kur linjat do të vihen në punë hap pas hapi, duke filluar nga sektorët më jetikë, bizneset dhe popullata. Nënstacioni i Kasharit, 110/20 kv është një nga nstacionet kryesore që furnizon qytetin e Tiranës”, bën të ditur OSHEE.

51 mijë abonentë dhe institucione të rëndësishme si aeroporti i Rinasit, pompat e ujësjellësit, bizneset përgjatë autostradës Tiranë- Durrës janë pa energji elektrike prej orës 2.30 të mëngjesit të së hënës.

OSHEE thotë se nënstacioni është relativisht i vjetër mbi 15-vjeçar dhe për të është parashikuar një investim për tiu nënshtruar rikonstruksionit, bashkë me tre të tjerë. Vlera e investimit është 620 milionë lekë, ku do të zëvendësohen pajisjet e vjetra me teknologjinë e re.

Top Channel