Tiranë, makina përplas motorin

16/01/2017 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e kësaj të hëne në Tiranë.

Një automjet “Reno” ka përplasur një person që po udhëtonte me motor në hyrje të “Misto Mames”.

Nga përplasja motoçiklisti ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, por për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime serioze.

Agjentët e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë vënë nën kontroll situatën dhe kanë kryer procedurat e parashikuara.

Top Channel