Verratti, një rival më shumë për Juven e Interin

16/01/2017 00:00

Juventus dhe Inter do të kenë një rival më shumë në garën për Marco Verrattin.

Sipas të përditshmes “Le Parisien”, është Bayern Munchen ai që e ka shënuar me prepotencë emrin e tij, në listën e kandidaturave për futbollistin e Paris Saint Germain, me kërkesën e Carlo Ancelottit, i cili ka punuar edhe më parë me mesfushorin italian, pikërisht në periudhën kur drejtonte klubin francez.

Gjithnjë sipas “Le Parisien”, trajneri i Bayernit i ka nisur prej kohësh bisedimet me futbollistin, të cilin ai e konsideron si zëvendësuesin ideal të Xabi Alonsos, kontrata me kampionët e Gjermanisë e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.

Top Channel