Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk e kishte idenë sesi dukej treni që do të nisej për në Kosovë.

Këto komente, Vuçiç i ka bërë gjatë një interviste në televizionin “Pink”, që është i afërt me kryeministrin, ku ka thënë se trenin e ka parë për herë të parë në televizor. Ai nuk e sheh si shqetësues faktin sesi dukej treni, por Kosova gjithsesi nuk duhej të reagonte me njësi speciale.

“Forma e trenit nuk i pengon, pasi me këto Kosova donte të futej në UNESCO”, ka thënë ai.

Vuçiç është indinjuuar për faktin që, sipas tij, askush nuk i ka telefonuar për t’u konsultuar dhe Prishtina do të duhej të vinte në veri me forca vetëm me lejen e banorëve të veriut.

Vuçiç ka pritur ta telefonojë dikush nga Kosova, apo bashkësia ndërkombëtare, para se të krijohej incidenti, pasi – siç ka thënë, – “e pyesin edhe për centimetrat e murit në veri”.

“Trenin mund ta çonim deri në Mitrovicë, por do të kishte gjakderdhje”, tha Vuçiç.

Jelena Miliç, drejtuese e Qendrës për Integrime Euroatlantike ka braktisur emisionin, pasi kritikoi politikat e Vuçiç, në çfarë ai u përgjigj se politika e saj është e dëmshme për Serbinë.

Top Channel