“Australian Open”, Murray dhe Venus kalojnë në raundin e dytë

16/01/2017 00:00

Andy Murray e nis mjaft mirë turneun e parë “Grand Slam” të vitit, “Australian Open”. Tenisti britanik u kualifikua për në raundin e dytë, pasi mposhti Marchenkon me rezultatin 3-0.

Marchenko rivalizoi me numrin 1 të botës në dy setet e parë, me britanikun që i fitoi ato 7-5, 7-6. Në setin e tretë Murray ishte dominues në lojë dhe e mbylli atë 6-2.

Në kampin e femrave, surprizën e bëri Simona Halep. Tenistja rumune u eliminua që në raundin e parë, pasi humbi ndaj amerikanes Rodgers 0-2 me sete: 3-6, 1-6.

U kualifikua për në raundin e dytë edhe Venus Williams, që mposhti Kozlovën 2-0 me sete: 7-6, 7-5.

Top Channel