Arsenal, Wenger zgjedh Niangun

16/01/2017 00:00

Arsene Wenger ka zgjedhur! M’Baye Niang do të jetë objektivi i madh i Arsenalit në merkaton e verës.

Sulmuesi i Milanit nuk do të lëvizë nga Italia në merkaton e dimrit, por, sipas “Mundo Deportivo”, në verë do të nisë sulmi për blerjen e francezit.

Me rinovimin e Sanchez që vazhdon të vonojë dhe me të ardhmen e Giroud ende të paqartë, trajneri i Arsenalit po kërkon një sulmues që t’i garantojë kilometra në sulm.

Për këtë, zgjedhja bie mbi Niangun, i cili po kalon një periudhë jo të mirë forme me Milanin.

Top Channel