Monedhë amerikane, me tiparet e një afro-amerikaneje

16/01/2017 00:00

Zonja e Lirisë do të ketë për të parën herë tiparet e një gruaje afrikano-amerikane, në një monedhë amerikane.

Prodhuesi i saj, “Mint” e prezantoi monedhën e florinjtë 24-karatëshe në 225-vjetorin e tij.

Figura e krijuar nga artisti Justin Kunz paraqet profilin e një Zonje të Lirisë me ngjyrë, të rrethuar nga një kurorë yjesh përkrah mbishkrimit “Besojmë në Zot”.

Në anën tjetër të monedhës gjendet figura e një shqiponje në fluturim, krijim i Chris Costello, në bishtin e së cilës vjen e shkruar motoja kombëtare “E pluribus unum”, që në latinisht do të thotë “nga shumë, vetëm një”.

“Mint” është prodhuesi i vetëm kombëtar i monedhës zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel