Sevilja mund Realin

15/01/2017 00:00

Është reduktuar në vetëm 2 pikë diferenca e Realit të Madridit në krye të La Ligës, pasi transferta e kësaj të diele për formacionin merenges nuk e përmbushi objektivin.

Ekipi i trajnerit Zinedin Zidan humbi 2-1 në fushën e Seviljas, një kundërshtar i fortë që luftoi deri në finale për të marrë atë që i takonte në fushë dhe në fund gëzoi për 3 pikën që si për ironi u nisën nga një autogol.

Pas një fraksioni të parë pa gola, Sergio Riko shkaktoi një faull në zonën e Seviljas, duke i dhënë mundësinë kryeqytetasve të provojnë shansin nga pika e bardhë. E kush tjetër mund të merrte përsipër penalltinë veç Cristiano Ronaldos që konvertoi në gol, ndëshkimin e arbitrit.
Por kur ndeshja dukej se do ti jepte skuadrës galaktike 3 pikë më shumë në renditje, një krosim i andaluzianëve në zonë, solli dhe autogolin e Realit të Madridit me Sergio Ramos dhe Varan që nuk ishin të aftë për të devijuar harkimin.

Befasia më e madhe nuk ishte kjo, pasi tifozët në stadiumin Ramon Sancez Piz’huan gëzuan dhe për rrjetën e Stevan Jovetic, malazezi i ardhur këtë muaj që bëri të vlejnë sakrificat ekonomike.

Top Channel