Sukaj zyrtarisht tek Partizani

15/01/2017 00:00

Merkatoja e janarit ka zyrtarizuar një rikthim cilësor në kategorinë Superiore.

Xhevahir Sukaj i dha fund problemeve burokratike me skuadrën e Perak në Malajzi duke firmosur akordin me Demat e Kuq.

Klubi aziatik i kishte kërkuar largimin, por vetëm këtë fundjavë u arritën detajet ekonomike, duke rikthyer Sukajn me fanellën e Partizanit, ekip ku në 2015-ën shënoi 21 gola.

Top Channel