Jahmir Hyka transferohet në SHBA

15/01/2017 00:00

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit Jahmir Hyka formalizon një lëvizje të bujshme në karrierën e tij duke u transferuar në kampionatin amerikan.

Liga që në vitet e fundit ka tërhequr shumë yje të futbollit, mes të cilëve disa në vitet e fundit të karrierës, do të jetë edhe ajo ku futbollisti teknik do të shfaqë aftësitë e tij.

San Jose Earthquakes quhet ekipi i ri i Jahmir Hykës në MLS, fanellën e të cilit do ta veshë për 3 sezone. Mesfushori ka pranuar të largohet nga Lucerna drejt SHBA ku do të fitojë rreth 1.5 milionë dollarë për kontratën e re.

Top Channel