“Kalle llamen” kryeson edhe këtë javë “The Top List”

15/01/2017 00:00

Andrra, artistja me origjinë shqiptare, e cila momentalisht jeton në Gjermani, duket se ka goditur në shenjë me projektin e saj të parë muzikor. “Kalle LLamen”, një projekt që tregon historinë e një vajze 14-vjeçare të martuar nga prindërit e saj, për dy javë rresht mban kreun e klasifikimit të “The Top List”.

3 vendet më të nxehta të klasifikimit mbeten po ato të javës së kaluar, Andrra, Stanaj dhe bashkëpunimi i 2po2 me Unikkatil.

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është kënga e D Real “Dikur” me +32 pozicione, duke u renditur në vendin e 18-të. Ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është kënga e 2po2 ft. Capital T  “Kujt pi kallxon”, me -15 vende.

Sa i përket projekteve të reja muzikore për këtë javë janë 4 të tilla, të cilat janë pozicionuar mjaft mirë në “The Top List”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 57-ë e “The Top List”, Top Awards:

Andrra – Kalle Lamen
Stanaj – Romantic
2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
Gent Fatali – Ex
Majk – Fund
Kida ft. Xhensila – Uh Baby
Alban Skenderaj – Stoli I Trendafilave
NRG Band – Thirrem
Janex ft. Dabo – Wannabe
Paradox – Back to her
Stanaj – Ain’t love strange
Besa ft. Flori – 1 2 3
Dhurata Dora ft. J Geek – Ayo
Familia Ideale – Per pak Drite
Vlashent Sata – Erdhi Dita
Bojken Lako – Sekret
Xuxi – Seven Days
D Real – Dikur
Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
Ledri Vula – A jena mire
Edona Vatoci – Miremengjes
Majk – Kcen
Ghetto Gheasy ft. Majk – Ajo
Era Istrefi – Bonbon
Gillespie – Aq me ben
Gjiko – Je shku
Butrint Imeri – E jona
Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
Ledri Vula – Kings
Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
Getinjo ft. Kida – Ku je
Dhurata Dora – Vec Ty
Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
Capital T feat Dhurata Dora – Bongo
Alban Skenderaj – Duart Lart
Getinjo ft. Nikka – Njeri
Alban Skenderaj – Engjell
Elvana Gjata – Njesoj
Ardian Bujupi & Dalool – E embel
Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
Bruno – Ajo
Xhensila – High Love
Stresi – Mos u dorzo
Samanta – Si ai
Kanita – Don’t let me go
NRG Band – Mos ma le fajin
Young Zerka – Harem
2po2 ft. Capital T – Kujt pi kallxon
Mira – Nightgames

Top Channel