Ibra shpëton United, 6 minuta nga fundi

15/01/2017 00:00

Superndeshja e kësaj të diele në stadiumin Old Trafford mes Manchester United dhe Liverpul u mbyll me një barazim emocionues 1-1.

Ekuilibrat u prishën fillimisht nga skuadra mike, e cila falë një gafe të Pol Pogba me faullin në zonë për prekje me dorë, mori penalltinë që u transformua nga Milner.

Në pjesën e dytë ishte i pashmangshëm reagimi i Djajve të kuq. Marsial shpërdoroi shumë raste, por 6 minuta nga fundi Zlatan Ibrahimoviç firmosi barazimin.

Liverpul tani i bashkohet Totenhemit në vendin e dytë dhe 7 pikë larg Chelsea kryesues.

Top Channel