Vlorë, vritet në makinë 32-vjeçari

15/01/2017 00:00

Një 32-vjeçar është qëlluar për vdekje në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij fuoristradën me targa AA 606 LD.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregtisë”. Viktima, i cili mësohet se është 32-vjeçari Refit Toro, për shkak të plagëve në trup ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.

Top Channel