Matura Shtetërore, nga nesër publikohen kriteret e Universiteteve

15/01/2017 00:00

Duke nisur nga 16 janari të gjithë Universitetet do të publikojnë kriteret e pranimit për studentët e rinj për vitin akademik 2017-2018.

Ministria e Arsimit ka marrë masat këtë vit për të informuar dhe orientuar maturantët se si të zgjedhin degën për të cilën preferojnë të studiojnë dhe kanë shanse për ta fituar.

Në çdo shkollë ka mësues, sidomos mësuesit e IT-së, të cilët janë të trajnuar e të udhëzuar që t’iu jenë maturantëve në çdo moment në gatishmëri, për t’i udhëzuar se si do të plotësojnë formularin dhe si do zgjedhin lëndët në varësi të kritereve të atij programi që ai dëshiron të vazhdojë në Universitet”, shprehet Zamira Gjini, Drejtore e Arsimit Parauniversitar
 
Në muajin shkurt dhe në muajin mars maturantët  do të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z  ku do të përcaktojnë lëndët me zgjedhje që do të japin provim.

Këtë vit Ministra e Arsimit do të organizojë takime të përfaqësuesve të Universiteteve me maturantët në çdo qytete të Shqipërisë.

Janë ngritur komitetet e Maturës Shtetërore në drejtoritë arsimore dhe komisionet e Maturës Shtetërore në shkollat e mesme. Ne kemi në planin e punës, edhe takimet e gjithë Universiteteve me Maturantët në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë”, sqaron Gjini.

Një vit më parë skema e re e pranimit të maturantëve në shkollat e larta u kontestua nga opozita si e nxituar për t’u aplikuar pasi maturantët nuk u orientuan që në fillim se si duhet të zgjidhnin degën e preferuar.

Top Channel