Ekuilibër në Kupën e Kombeve të Afrikës

15/01/2017 00:00

Nuk mund të mungonte spektakli në përballjet e para që do të vendosin mbretëreshën e futbollit në kontinentin e zi, por Kupa e Kombeve 2017 ka ofruar gjithashtu edhe surpriza në premierë.

Guinea Bisau fitoi pikën e parë në historinë e saj në këtë kompeticion, duke rrëmbyer një barazim ndaj vendit organizator, Gabonit.

Ngjyrat, kërcimet dhe skenografia unike ishin prezente në hapjen e turneut në stadiumin e Librëvij dhe vendasit nën presionin e të zotit të shtëpisë, u treguan konkretë. Aubamejang ishte më i prituri mes 30 mijë tifozëve të pranishëm dhe nuk zhgënjeu me një gol të lehtë për aftësitë e tij. Por, kur Gaboni po përgatitej për festën, erdhi dhe surpriza e hidhur në minutën e 90, me barazimin e Zhuarit.
 
Emocione edhe në ndeshjen mes Burkina Fasos dhe Kamerunit, që gjithashtu u mbyll 1-1, por në kontrast me hapjen kishte një lumë rastesh dhe aksionesh. Moukandjo i dha avantazhin ekipit kamerunas, por Dajo barazoi.

Grupi A ka kështu 4 skuadra me nga një pikë secila dhe kualifikimi mbetet një rebus.

Top Channel