Presidenti Thaçi, mesazh “social” Serbisë: Shpresoj t’i keni marrë leksionet

15/01/2017 00:00

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se shpreson që Serbia ta ketë marrë një leksion pas provokimit të radhës.

Reagimi i presidentit Thaçi ka ardhur pas ngjarjeve të djeshme të nisura nga autoritetet serbe, të cilat kishin nisur një tren me mbishkrime provokuese në drejtim të Kosovës, dhe të ndaluar nga autoritetet kosovare të hynte në Mitrovicë.

“Shpresoj se i keni mësuar leksionet nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë”, tha presidenti i Kosovës, në statusin e shkruar në anglisht.

Top Channel