Aksident në Memaliaj, në gjendje të rëndë i moshuari

15/01/2017 00:00

Në hyrje të Memaliajt, një mjet “Fiat Punto”, me targa AA763AZ, me drejtues shtetasin K.S, ka goditur shtetasin 75-vjeçarin me iniciale R.Ll., duke e plagosur rëndë.

Sipas të dhënave të para, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

I aksidentuari është transportuar me ambulancë për në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani”, për një trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Tepelenë.

Top Channel