Shkodër, pranga 3 të rinjve për drogë. Aksidentohen gjatë ndjekjes nga policia

15/01/2017 00:00

Tre persona u arrestuan nga Policia e Shkodrës, gjatë përpjekjes së tyre për t’i shpëtuar forcave blu, që po i ndiqte ata për dyshimet e implikimit në çështje droge.

Bertjan Pepkola, Aldo Perleka dhe Xhulio Perleka, që të 3 nga Lezha, u kapën me 8.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Policia e Shkodrës njofton se, nga informacionet e siguruara, efektivët u vunë në ndjekje të mjetit dhe në fshatin Zues, mjeti ku ndodheshin 3 të rinjtë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Tre të rinjtë u dërguan fillimisht për ndihmë mjekësore në spital, e më pas janë shoqëruar në polici. Pas sekuestrimit të drogës dhe të mjetit, policia i referoi materialet në Prokurori për veprat “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Top Channel