Shqipëria është prezantuar për herë të parë në Panairin ndërkombëtar të Turizmit, në Shtutgart të Gjermanisë, si vend partner.

Nga data 14 deri më 22 janar, vendi ynë do të prezantohet me pavionin më të madh të një panairi ndërkombëtar të këtyre përmasave.

Në ceremoninë e hapjes së panairit ishte e pranishme edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi.

Shqipëria, në hapësirën kryesore shpalosi për pjesëmarrësit një program të dedikuar promovimi, ku spikati videoja promovuese e bukurive natyrore, kulinarisë, mikpritjes, si dhe një kënd i vlerave të pasurisë folklorike.

Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi i ka joshur të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë, ku – siç tha, – vjen si vizitor dhe ikën si mik.

Ndërsa Rezzo Schlauch, politikan gjerman, një nga kontributorët për përfaqësimin e Shqipërisë si vend partner, i ftoi të pranishmit të zbulojnë një vend të panjohur për ta, Shqipërinë, që ndodhet vetëm 2 orë fluturim larg nga Gjermania.

Top Channel