Berat, 5 të arrestuar për vjedhje

15/01/2017 00:00

Policia e Beratit ka arrestuar gjatë së shtunës 5 shtetas të dyshuar për veprën penale të vjedhjes, në kuadrin e punës së përditshme për goditjen e paligjshmërisë.

Në pranga përfunduan shtetasit Ardit Pajo dhe Blerim Rapi, 23 dhe 36 vjeç, i pari nga Ura Vajgurore ndërsa i dyti nga Berati, por që punonin si roje pranë një kompanie private, pasi kanë vjedhur naftën e makinerive që kishin në ruajtje.

Ndërkohë, nën arrest janë vënë edhe 3 adoleshentë të moshave 16-18 vjeç, dy prej të cilëve M.R. dhe N.M. me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa i treti shtetasi F.P., të cilët janë kapur nga forcat e policisë teksa vidhnin sende dhe materiale ndërtimi në një ndërmarrje private. Policia i ka sekuestruar këto sende në cilësinë e provës materiale.

Të gjitha këto raste i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprimet e mëtejshme në lidhje me veprën penale të “vjedhjes”.

Top Channel