Chelsea ‘harron’ Tottenham, mposht kampionët

14/01/2017 00:00

Humbja ndaj Totenhamit, përveç tre pikëve të lëna, duket se nuk ka patur asnjë ndikim tjetër tek skuadra e Chelseat. Blutë e Londrës u rikthyen bindshëm tek fitorja dhe këtë e bënë në transfertë ndaj kampionëve në fuqi.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mposhti lehtësisht 0-3 Leicesterin e Ranierit. Marcus Alonso ishte autori i një dobiete, ndërsa Pedro vulosi rezultatin e këtij takimi.

Në takimet e tjera, Tottenham vijon me formën e shkëlqyer dhe serinë e fitoreve. Ata fituan në shtëpi 4-0 ndaj West Brom duke ruajtur pozicionimin si të dytët në tabelën e klasifikimit.

Po 4 me 0 fitoi edhe Arsenali. Topçinjtë mposhtën Swansean falë dy autogolave të vendasve dhe golave të shënuar nga Giroud dhe Sanchez.

Përplasjet më të forta të kësaj jave, Premier Liga i ka rezervuar të dielën në aksin Liverpul-Mançester. Në orën 14:30 Evertoni do të luajë përballë Manchester City, ndërsa në 17:00 United do të përballet në Old Trafford me Liverpool.

Top Channel