Hyseni: Treni serb do kthehet mbrapsht, nuk hyn në Kosovë

14/01/2017 00:00

Për t’u njohur më shumë mbi incidentin e krijuar në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të trenit me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i lidhur ne linjë telefonike me studion e lajmeve të Top Channel ka qenë ministri i Brendshëm kosovar, Skënder Hyseni.

TCH: Zoti Hyseni, mirëmbrëma. Mund të na thoni se ku ndodhet treni serb?

Skënder Hyseni: Treni ndodhet në territorin e serbisë. Informacionet flasin që ai tren po kthehet nga ka ardhur. Kemi qenë të mobilizuar që ta pengojmë hyrjen e këtij treni në Kosovë, sepse është një linjë e padeklaruar dhe kemi mobilizuar njësitë e policisë, që treni të mos lejohet, por të jetë në linjë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

TCH: Zoti Hyseni, si është situata? A ka pasur reagime?

Skënder Hyseni: Jo. asnjë reagim. Situata është e qetë dhe nën kontroll.

Top Channel