Barcelona shfryn ndaj Las Palmasit

14/01/2017 00:00

Dufin e hapit fals në ndeshjen e parë për këtë vit në La Liga, Barcelona e ka nxjerrë këtë të shtunë dhe viktima ishte Las Palmas.

Katalanasit shkatërruan me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën modeste. Në pjesën e parë u shënua vetëm goli i Suarezit në minutën e 14-të të takimit, pas një topi të marrë nga Gomes.

Ndërkohë, pak minuta nga nisja e pjesës së dytë, Messi dyfishon dhe pesë minuta pas tij është sërish Suarez që vulos fatet e takimi. Dy minuta më vonë është radha e Arda Turan që të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa rezultati përfundimtar 5-0 u vulos nga Vidal në minutën e 80-të.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën 38 pikëve, dy më pak se Reali i Madridit, i cili ka edhe dy ndeshjë për të luajtur. 

Top Channel