Mat, shembet ura lidhëse, izolohen fshatrat

14/01/2017 00:00

Një urë që lidhte 250 banorë në të dyja anët e një përroi në zonën e Matit është shembur prej tre muajsh.

Banorët raportojnë për Top Channel se ura kjo situatë ka vështirësuar së tepërmi jetën e fshatrave Laç, Harvataj dhe Kodër Laç, të cilët nuk mund të lidhen më me fshatin Urak.

Kabllot mbajtës të urës janë këputur dhe në mot të keq me prurje aty nuk mund të lëvizësh.

Banorët thonë se kanë njoftuar edhe Bashkinë e Burrelit dhe se janë ende në pritje të një zgjidhjeje të hallit të tyre.

Top Channel