Treni i provokimit, nis funksionimi i linjës Beograd-Mitrovicë

14/01/2017 00:00

Hekurdhat dhe Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë kanë bërë gati trenin që do të udhëtojë në pjesën veriore të Kosovës. Kjo, për Beogradin, nuk është një provokim.

Ndalimi i kësaj linije, që për Prishtinën paraqet problem, për Beogradin do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut.

“Diçka që është trashëgimi kulturore e UNESCO-s mund të keqinterpretohet nga dikush. Në këtë tren unë shoh shumë gjëra të mira dhe e shoh si një mjet për të lidhur njerëzit me Serbinë qëndrore. Gjithashtu, për herë të parë në Serbi kemi një tren që ka internet”, ka deklaruar Marko Gjuriç, kryetar i Zyrës për Kosovën.

Zyrtarët serbë thonë se mbi të gjitha ky tren ka rëndësi ekonomike dhe për lirinë e lëvizjës, pavarësisht se nuk ekziston pajtimi dypalësh. Por, veç të tjerash, ky është treni më interesant i Serbisë.

Top Channel