Dimri në Kukës, vështirësi të shumta për banorët

14/01/2017 00:00

Edhe pse të mësuar me dimrin e ashpër, banorët e Kukësit javët e fundit i kanë kaluar me vështirësi të mëdha.

Problem më i madh për ta ka qenë sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje, kjo edhe për shkak të rritjes së çmimit të tyre.

“Shumë ftohtë, ngricë e madhe. Ne përgatitemi për dimrin, por për kaq shumë jo”, thotë një prej banorëve.

“50 mijë lekë metri kub i drurit, ku të shkojmë”, ankohet një tjetër.

Kukësi ishte një nga qytetet më të prekura nga moti i keq me reshje të dendura dëbore, që më pas u shoqëruan me ngrica të forta.

Top Channel