Fjalimi i fundit, Obama jep mesazh uniteti

14/01/2017 00:00

Pas tetë vitesh në detyrë, presidenti Barak Obama, mbajti të shtunën edhe të fundit fjalim të përjavshëm drejtuar popullit amerikan, që në thelb të tij kishte mesazhin e unitetit. Presidenti në largim, e shfrytëzoi këtë fjalim të fundit të përjavshëm në radio, për të nënvizuar edhe një herë disa nga temat që ai ka pasur më përzemër gjatë qëndrimit në shtëpinë e bardhë.

“Cdo ditë, kam mësuar nga ju. Ju më bëtë një president më të mirë, një njeri më të mirë. Kam parë këto tetë vite, mirësinë, bujarinë dhe shpresën e popullit amerikan. Kam parë fqinj që kujdeseshin për njëri tjetrin ndërsa ne shpëtonim ekonominë tonë nga kriza më e rëndë që kishim parë. Kam përqafuar të mbijetuar të kancerit që më në fund kanë njohur sigurinë që ofron një sistem i përballueshëm kujdesi shëndetësor. Kam parë komunitete që ringrihen nga rrënojat dhe qytete si bostoni që i tregojnë botës së asnjë terrorist nuk do ta thyejë shpirtin amerikan”, tha Obama.

Presidenti Obama shtoi se pavarësisht dallimeve dhe mosmarrëveshjeve në politikë, amerikanët duhet të bashkohen rreth parimeve që i bashkojnë ata.

“Secili nga ne duhet të jetë gardian i demokracisë sonë dhe të përmbushë misionin që na është dhënë, atë të përpjekjeve për ta bërë më të madh vendin tonë.Pavarësisht të gjitha dallimeve tona, ne ndajmë të njëjtin titull krenar: qytetar. Ka qenë nderi më i madh në jetën time, tju shërbeja ju si president”, tha ai.

Donald Trump, do të inaugurohet zyrtarisht si president i 45 i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, në shkallët e Capitol Hillit, ku qindra e mijëra njerëz pritet të jenë të pranishëm.

Top Channel